Peci: Më herët kishte abuzime në Ministri të Bujqësisë, grantet s’shkonin në adresën e duhur

 

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se kur e ka marrë mandatin në ministrinë që tash e drejton ka gjetur shumë abuzime financiare.

“Niveli i tillë i abuzimeve financiare që kanë ekzistuar në Ministrinë e Bujqësisë nuk do të ishte i tillë në rast se do të kishte vullnet nga kabinetet paraprake për t’u luftuar këto dukuri. Po flasim për marrjen e subvencioneve për sipërfaqe fiktive dhe për një numër të konsiderueshëm te granteve ku një numër i konsiderueshëm i personave që nuk merren me veprimtari bujqësore kanë përfituar dhe grantet nuk kanë shkuar në adresën e duhur”.

Por, a ka marrë Faton Peci ndonjë masë që të mos ndodhin këto abuzime që thotë se kanë ndodhur në Ministrinë e Bujqësisë para se ai të ishte ministër?

“Nga kabineti i Ministrit të Bujqësisë aktualisht nuk shkon asnjë referencë, as për kategorinë e subvencioneve e as të granteve se kush duhet të përfitojë e kush nuk duhet të përfitojë nga buxheti i shtetit. Është interesimi dhe angazhimi jonë maksimal që të verifikojmë dhe riverifikojmë proceset për të parë nëse ka padrejtësi në procesin e vlerësimit dhe në atë të aplikimit. Ka interesim që të shtohet numri i kontrolleve dhe thjesht që të bëjmë gjithçka që është e mundur që mjetet financiare, pra buxheti i taksapaguesve qytetarëve të Kosovës të mos abuzohet”, ka deklaruar ai në “Info Magazine” të Klan Kosovës.

Ministri Peci ka thënë se një shembull të abuzimit me grantit e ka hasur gjatë vizitës në një fshat të Kosovës ku thotë se e takoi një fermer që traktorin me të cilin e punon tokën me të mbjella e ka marrë nga një person tjetër që ka marrë grant nga Ministria e Bujqësisë.

“Unë kam shkuar në një fshat të Kosovës edhe kam takuar një fermer tejet të vyeshëm i cili punonte rreth 90 hektarë tokë të mbjellë me kultura të ndryshme dhe kur e kam pyetur se ku e ka përfituar traktorin që shërben për mbjellën e tokës ai më tha që ‘kam marrë dy kredi derisa traktorin e kam marrë nga një person që ka fituar grant në Ministri të Bujqësisë’. Ky është një prej shembujve më eklatantë për mënyrën se si është përfituar në mënyrë jomeritore. Fatkeqësia më e madhe është qe fermeri në fjalë ishte ish-ushtar i UÇK-së i cili kishte edhe plagë në trup. Është një situatë tejet abuzive”.

Lajmet Peci: Më herët kishte abuzime në Ministri të Bujqësisë, grantet s’shkonin në adresën e duhur >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!