Presidenca tregon se a i lëshoi pasaportë diplomatike Osmani- Sahitit

Disenjatori Valdrin Sahiti u raportua se mund të jetë pajisur me pasaportë diplomatike nga shteti. Pasaportën me të cilën zakonisht pajisen politikanët, diplomatët e shtetit dhe familjarët e tyre.

Megjithatë, përkundër fjalëve në publik nga zyra e presidencës e kanë mohuar një gjë të tillë.

Këshilltari i presidentës, Bekim Kupina përmes një shkrimi në “Facebook” ka thënë se presidentja, Vjosa Osmani as nuk lëshon e as nuk merr pasaporta diplomatike.

“Pra nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike asnjëherë askujt. Për qindra pasaporta të raportuara në media, pyetjet duhet të drejtohen tek Qeveria paraprake, sepse janë lëshuar gjatë qeverisjes së tyre”, ka thënë Kupina.

Valdrin Sahiti kujdeset për dukjen e presidentes, Vjosa Osmani./21Media

Lajmet Presidenca tregon se a i lëshoi pasaportë diplomatike Osmani- Sahitit >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!