Thaçit dhe Veselit u vazhdohet paraburgimi nga Specialja

Ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, u është vazhduar paraburgimi në Hagë nga Gjykata Speciale.

Specialja këtë vendim e ka marrë më 26 maj teksa gjatë ditës së djeshme është publikuar në faqën zyrtare të tyre, njofton Klankosova.tv.

Me këtë rast, gjyqtari francez i procedurës paraprake ka urdhëruar që mbrojtja të dërgojë parashtresat e saja në lidhje me shqyrtimin tjetër të paraburgimit deri më 29 qershor, teksa Prokurorisë i është dhënë afat që këtë ta bëjë deri më 6 korrik.

“Gjykata refuzon kërkesën për mbajtjen e një seance dëgjimore. Urdhëron vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin”, thuhet në vendim.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020.

Aktakuza ndaj tyre është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Lajmet Thaçit dhe Veselit u vazhdohet paraburgimi nga Specialja >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!