Zbulohen rreth 400 bimë kanabisi në një zonë të fshatit Nagavc

Nuk janë të rralla rasatet kur Policia apo qytetarët zbulojnë bimë të kanabisit të mbira në pjesë të ndryshme të fshatrave në vend.

Një rast i tillë është zbuluar edhe të mërkurën në fshatin Nagavc të Rahovecit, nga Policia rajonale në Gjakovë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se në rrugën “Nesim Elshani”, një person ka gjetur bimë të kanabisit, të cilët nuk janë kultivuara por janë mbirë.

Qytetarit që gjeti bimët ka njoftuar menjëherë Policinë, me ç’rast një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes.

Hetuesit rajonalë bashkë me zyrtarë policorë nga Rahoveci kanë identifikuar rreth 400 bimë të tilla, të cilat janë asgjësuar duke u djegur.

Kreu i PDK-së në Rahovec, Cana: Koha që t’i bashkohemi Ballkanit të Hapur

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!