Cilët libra i bleu Lumir Abdixhiku në Panairin e Librit?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se sot ka qenë në Panairin e Librit në Prishtinë.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, tregoi se ka blerë disa libra.

Disa nga librat që zgjodha t’i blejë në këtë panair ishin: “Ditari i zizë” nga Roland Barthes; “Kambana e qelqtë” nga Sylvia Path; “Njerëz që lexojnë” nga Édouard Philippe; dhe “Shtatë nga ata” nga Azem Shkreli”, shkroi ai.

Tutje ai shkroi se shoqëria jonë ka nevojë për ritme të reja leximi, përcjell Klankosova.tv.

“Për secilin që beson në forcën e librit si shtyllë të progresit tonë kombëtar e kolektiv, kultivimi i kulturës së leximit dhe nxitjes së shkrimeve e publikimeve, është mision që s’përfundon asnjëherë. Shoqëria jonë ka nevojë për ritme të reja leximi, siç ka nevojë dhe për gjenerata që nuk mendojnë të zëvendësojnë vet leximin”, ka shkruar tutje ai.

Lajmet Cilët libra i bleu Lumir Abdixhiku në Panairin e Librit? >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!