Hill: ShBA-ja mbështet “Ballkanin e Hapur”, jo si zëvendësim për anëtarësim në BE

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara e mbështesin iniciativën e “Open Ballkan”, sepse krijon modele të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe kjo ka qenë arsyeja e pranisë së tij në samitin e OB-së në Ohër.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin të gjitha përpjekjet drejt integrimit rajonal dhe kjo është një përpjekje që erdhi nga vetë rajoni dhe shkoi më tej se të gjitha të mëparshmet”, është shprehur Hill, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Ambasadori amerikan potencoi se “Open Ballkan” është i fokusuar kryesisht në aktivitetet ekonomike, por që lidh edhe pjesë të rajonit dhe vendos modele për bashkëpunim në të ardhmen.

Hill theksoi megjithëse se nëse “Open Ballkan” është një lloj alternative ndaj anëtarësimit në BE, shtoi se do të kishte zero interes.

“Unë personalisht do të kisha zero interes në “Open Ballkan”, nëse në ndonjë mënyrë do të konsiderohej si një alternativë ndaj anëtarësimit në BE”, shtoi ai.

Lajmet Hill: ShBA-ja mbështet “Ballkanin e Hapur”, jo si zëvendësim për anëtarësim në BE >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!