Kosova e dyfishon epërsinë

Kombëtarja e Kosovës, sonte në stadiumin”Fadil Vokrri”, e luan ndeshjen e tretë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kësaj here “Dardanët” do të luajnë përballë Irlandës së Veriut.

Ekipi i udhëhequr nga trajneri Alain Giresse në dy ndeshjet e kaluara në Ligën e Kombeve ka arritur që të marrë një fitore dhe një humbje.

Në ndeshjen e parë, Kosova e ka mposhtur Qipron si mysafire me rezultat 0:2, ndërkaq kundër Greqisë ka humbur në shtëpi me rezultat minimal 0:1.

21:06 – Kosova e dyfishon epërsinë

Kosova e ka shënuar golin e dytë në përballje me Irlandën e Veriut.

Golin e dytë e realizoi Zymer Bytyqi, pas asistimit të Milot Rashicës./Rahoveci info/

Lajmet Kosova e dyfishon epërsinë >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!