Motocross Team Peja “MTP” organizon garën ‘MX Race’ në Pejë

Motocross Team Peja “MTP” ka organizuar garën e quajtur si “MX Race” , garë e cila pritet të mbahet në Newborn track në Pejë më datë 12 qershor të këtij viti.

Ethet dhe adrenalina, pritet të jenë në maksimum gjatë javës së ardhshme në garat e motocrossit në Pejë.

Kjo pasi më datë 12 qershor nga ora 11:00 pritet të mbahet gara e emëruar si “MX Race”, garë e organizuar nga “MTP” dhe nën patronatin e Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës.

Organizatorët tashmë kanë njoftuar të gjithë garuesit vendor dhe rajonal se mund të marrin pjesë, por kusht i vetëm është që motocrossi i tyre të jetë në rregull teknikisht.

Gjatë ditës në vendin ku do të mbahet gara, organizatorët kanë paralajmëruar se do të ketë edhe muzikë, pije dhe grill.

Gara pritet të zhvillohet në pesë kategori garuesish:

MX1 (250ccm 2kohësh – 450ccm 4kohësh)

Mx2 (125ccm 2 kohësh – 250ccm 4 kohësh) dhe

Hoby (kategori e përzier)

E – Junior Class

E –Junior. /Rahoveci info/

Lajmet Motocross Team Peja “MTP” organizon garën ‘MX Race’ në Pejë >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!