Prokuroria Speciale shënjestron dy raste, njëra për shpëlarje të parave e tjetra për krim të organizuar

Prokuroria Speciale ka njoftuar se i ka shënjestruar dy raste të reja të cilat janë koduar me emrat “Jimi” dhe “Kamera”.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar dy (2) raste të reja me një numër të madh  të personave për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Rasti i parë i shenjëstruar nga Prokuroria Speciale, është i koduar ‘JIMI’, janë të përfshirë disa persona për veprat penale ‘Shpëlarja e parave’, nga neni 302 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe lidhur me nenin 56 paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit”.

“Prokuroria Speciale ka propozuar për konfiskim të përhershëm të dy (2) automjeteve të cilat janë sekuestruar nga të pandehurit në vendin e ngjarjes, të kartëmonedhave në shumë prej njëqindenjëzetepesë mijë e dyqindedyzet (125.240.00) euro, të sekuestruara, si dhe celularët e sekuestrua nga të pandehurit”.

Në rastin e dytë, “Kamera”, ka të bëjë me disa persona të dyshuar për krim të organizuar.

“Ndërkaq, në rastin e dytë  të shenjëstruar nga Prokuroria Speciale, i cili është i koduar “KAMERA”, janë të përfshirë disa persona, për veprat penale bazë ‘’Krim i organizuar’’ neni 277,  si dhe ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike’’ neni 267. Nga ky rast janë sekuestruar 143.395 kg narkotik, nëntë (9) vetura, 13.000.00 euro si dhe pesëmbëdhjetë (15) celularë”.

Lajmet Prokuroria Speciale shënjestron dy raste, njëra për shpëlarje të parave e tjetra për krim të organizuar >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!