Vuçiq në takim me Scholz: Askush në Evropë deri më tani s’na ka kërkuar njohje reciproke, por sanksione kundër Rusisë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, pas takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ka bërë të ditur se ai ka kërkuar që Serbia t’i bashkohet sanksioneve të ShBA-së dhe BE-së kundër Rusisë.

Ai tha se Scholz këtë e kërkoi në mënyrë të vendosur, teksa shtoi se diskutuan për situatën politike në botë.

“Ne diskutuam situatën politike në botë dhe Scholz i kërkoi Serbisë në një mënyrë shumë të vendosur, të qartë dhe të mprehtë që t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, domethënë të mbështesë masat kufizuese që BE-ja tashmë ka miratuar kundër Rusisë”, është shprehur Vuçiq, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se do ta bëjnë maksimumin për përparim në dialogun Kosovë – Serbi nën kujdesin e Brukselit, teksa tha se askush në Evropë s’ka folur ndonjëherë për njohje reciproke.

“Askush në Evropë nuk ka folur ndonjëherë për njohjen reciproke të Serbisë dhe Kosovës. Këtë e dëgjuam për herë të parë sot në një konferencë shtypi në Prishtinë, është një surprizë e madhe për ne”, tha Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se kancelari gjerman Olaf Scholz vizitën në Ballkanin Perëndimor e nisi në Kosovë ku gjatë ditës u takua me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, teksa tha se është e paimagjinueshme se Kosova e Serbia të bëhen anëtare të BE-së pa e njohur njëra-tjetrën dhe se përfundimi i dialogut duhet të jetë me njohje reciproke.

 

Lajmet Vuçiq në takim me Scholz: Askush në Evropë deri më tani s’na ka kërkuar njohje reciproke, por sanksione kundër Rusisë >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!