Kajtazi: Këta që gjatë luftës rrinin në diskoteka të Prishtinës, këta e krijuan frymën anti-UÇK

Gazetari, Vehbi Kajtazi në Debat Plus në RTV Dukagjini, ka thënë se njerëzit të cilët gjatë kohës së luftës kanë qëndruar në diskoteka, po të njëjtit kanë krijuar frymën anti-UÇK.

Mes tjerash, gazetari Kajtazi ka thënë se kryeministri Albin Kurti është veteran mashtrues, derisa ka thënë se ai mund të jetë veteran pjesëmarrës por jo luftëtar.

Gjatë debatit, tutje Kajtazi ka potencuar se Agim Çeku më shumë respektohet në Kroaci sesa në Kosovë, që sipas tij kjo për shkak të diskursit të krijuar anti-UÇK, nga ata që kanë në pushtet.

“Ata që kanë qenë nëpër diskoteka të Prishtinës gjatë luftës e krijuan frymën anti-UCK. Agim Çeku është më i respektuar më shumë në Kroaci se në Kosovës, për shkak të diskursit shumë vjeçar anti-UÇK që është krijuar dhe kjo lidhet me ata qe kanë qenë në pushtet. Ata që janë në pushtet janë hajna, janë me krejt të këqijat sepse për shkak të një grupi tjetër minoren të cilët nuk e kanë përbi faktin kurrë se përse katundarët kanë ardhë në pushtet dhe udhëheqin. Kurti është veteran mashtrues, ai nuk është veteran i vërtetë, mundet me qenë veteran pjesëmarrës por jo luftëtar”. /Paparaci/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!