Kryesuesi i KK Rahovec, Defrim Kafexhiu fton mbledhjen e radhës të Komitetit për Politikë dhe Financa

Kryesuesi i Kuvendit Komunal ka ftuar anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa të KK Rahovec, që të marrin pjesë në mbledhjen e pestë, e cila do të mbahet me 17 Qershor.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë.

Ftohen anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të KK Rahovec, që të marrin pjesë në mbledhjen e 5 (pestë) e cila do të mbahet më datë: 17 qershor 2022 (e premte), me fillim në orën 10:00, në sallën e KK – Rahovec.

Për këtë mbledhje propozoj këtë:

R E N D D I T E

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i propozim vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik P-00369-0 zonë kadastrale Mrasor;
3. Shqyrtimi i propozim vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik P-00759-0 në zonën kadastrale Retijë;
4. Shqyrtimi i propozim vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik P-00377K-0, 00444K-0 dhe 02214K-0 në zonën kadastrale Xërxë;
5. Shqyrtimi i propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës, personave fizik dhe juridik – P- 01830-0, zona kadastrale Rahovec;
6. Shqyrtimi i propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluajtshme të komunës, personave fizik dhe juridik – P- 01043-1, 01035-0, 01039-0 dhe 01036-2, zona kadastrale Xërxe;
7. Shqyrtimi i propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluajtshme të komunës personave fizik dhe juridik – P-01038-2, 01055-2, 01034-0, 01045-0, 01033-2, 01044-0, 01040-0, 01036-2, zona kadastrale Xërxe;
8. Shqyrtimi i propozim vendimit për dhënien e Pëlqimit për këmbimin e pronës publike komunale me pronën e institucionit qendror për interes publike;
9. Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2023-2025 dhe Qarkores Buxhetore 2023/1;
10. Informatë nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural;
11. Të ndryshme.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!