M2 i ri nga BMW, modeli i fundit nga brendi M që nuk është elektrik

Njeriu i parë i “trupit” të BMW M, Frank van Meel, ka konfirmuar se gjenerata e re e M2, do të jetë modeli i fundit nga familja M që do ta vë në lëvizje motori me djegie të brendshme.

Për shkak të masave të rrepta sa i përket emetimit të gazrave, por edhe planeve të paralajmëruara se do të ndalet prodhimi i veturave, motorët e të cilëve përdorin derivate fosile, në njësinë M të BMW kanë pranuar se M2 i ri do të jetë i fundit në modelin M, që do ta vë në lëvizje motori me djegie të brendshme.

E derisa njësia e modelit M ka paralajmëruar futjen në botën e elektrifikimit me modelin XM, prodhimi serik i të cilit do të fillojë në fund të vitit, M2 i ri (G7) do të dedikohet për blerësit e veturave tradicionale të kësaj marke gjermane, pasi do të ketë motorin 3 litërsh me 6 cilindra me benzinë që e asistojnë dy turbo mbushës.

E blerësit do të kenë mundësi të zgjedhin mes ndërruesit manual dhe atij automatik, që bartë fuqinë në të katër rrotat.

M2 i ri, është në fazën e fundit testuese. Prodhimi do të fillojë në fabrikën në Meksikë, e prezantimi pritet të ndodh në fund të vitit. /Rahoveci.INFO/

Lajmet M2 i ri nga BMW, modeli i fundit nga brendi M që nuk është elektrik >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!