Naftëtarët kërcënojnë Qeverinë me mbylljen e pikave të karburantit?!

Shoqata e Naftëtarëve pas mbledhjes së sotme ka dalë me një letër për Qeverinë me të cilën ka dhënë propozimin e saj, por edhe ka dhënë tri paralajmërime nëse Qeveria nuk e mbështet.

Ata kanë theksuar se janë për rregullim të mirëfilltë të industrisë së naftës por jo “me vendime arbitrare që kanë për qëllim dëmtimin e industrisë së naftës dhe jo mbrojtjen e konsumatorit”.

“Të vazhdohet me ekonominë e tregut të lirë njëjtë si 22 vitet paraprake dhe në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. Nëse kërkesa e mësipërme nuk merret parasysh nga Qeveria atëherë kërkesat tona janë që minimalisht marzhat të caktohen si më poshtë, kjo duke u bazuar në nivelet e çmimeve aktuale: Shitja me shumicë 3%, shitja me pakicë 12%”, thuhet në letër.

Ndër të tjerash, kjo shoqatë ka potencuar se nëse kërkesat nuk merren parasysh do të marrin masa të tjera, ndër të tjerash edhe mbylljen e pikave të derivateve në tërë territorin e Kosovës./Rahoveci.INFO/

Lajmet Naftëtarët kërcënojnë Qeverinë me mbylljen e pikave të karburantit?! >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!