Përfundon mbledhja e naftëtarëve, ja çfarë u diskutua

Ka përfunduar mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, e cila ka bashkuar sot përfaqësuesit e kompanive të derivateve një ditë pas paralajmërimit të Qeverisë së Kosovës për nxjerrjen e një vendimi të ri që rregullon çmimet e derivateve në vend.

Ndërhyrja e qeverisë në tregun e derivateve ka nxitur naftëtarët të diskutojnë ndërmarrjen e masave ekstreme, përfshirë mundësinë e mbylljes së pikave të derivateve në të gjithë Kosovën.

Mbledhja është mbajtur me dyer të mbyllura, raporton Paparaci.

Kreu i shoqatës, Fadil Berjani pritet t’i drejtohet mediave për të bërë të ditura përfundimet e nxjerra nga mbledhja.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dje ka thënë se është duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës që do të “mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit”.

Portali Buletini Ekonomik, bazuar në një draft të këtij vendimi, ka raportuar se ai parasheh kufizime në fitimet e naftëtarëve.

Së paku 2 deri 3 centë do të jetë fitimi për një litër naftë për shitësit me shumicë, ndërsa 6-10 centë do të jetë fitimi për litër për shitësit me pakicë.

Ndërsa 10 centë për litër do të jetë fitimi për shitje me pakicë për subjektet që nuk janë importuese. /Paparaci.com

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!