Shkruan Enver Robelli: Çfarë spektakli!

Më mirë duket se i kanë pasur raportet Enver Hoxha me Fadil Hoxhën se Edi Rama me Albin Kurtin.

Hoxha i Gjirokastrës dhe Hoxha i Gjakovës mund të mos kenë pasur respekt për njëri-tjetrin për arsye ideologjike. Por sidomos nga viti 1968 deri më 1981 lidhjet kulturore, shkencore dhe arsimore mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë qenë tepër të ngushta dhe me efekte të mëdha në nxitjen e entuziazmit patriotik në Kosovë. Rrugën për këtë entuziazëm e ka hapur udhëheqja komuniste e Kosovës – fillimisht me sigurimin e autonomisë së Kosovës më 1974, që përbën bazën e shtetësisë së mëvonshme të Kosovës.

Çka ndodhi me Ramën dhe Kurtin?

Kur më 2018 protestuan studentët në Shqipëri, Edi Rama besonte dhe frikësohej se në këto protesta kishte gisht Vetëvendosja. Nuk ishte as çereku i së vërtetës. Arsyet e protestës gjendeshin brenda Shqipërisë.

Pastaj Albin Kurti mendoi se duhet të merret me politikë edhe në Mallakastër. Ishte një ndër gabimet e tij të mëdha strategjike. Edi Rama që më parë e kishte quajtur Vetëvendosjen pasuri kombëtare (sic!) vendosi, befas, që ta zbulojë pasurinë e re “kombëtare”: Ballkanin e Hapur. Një projekt të përbashkët me presidentin serb.

Tash Kosova dhe Shqipëria zyrtare janë këtu ku janë: komunikim mes dy kryeministrave pothuaj nuk ka. Kurti ka zgjedhur kryesisht heshtjen, Rama ka zgjedhur deklaratat e pamatura mbi të kaluarën. Luftërat e Serbisë në Ballkan nuk i përmend fare. Gjithë plojën serbe e përshkruan si rrokopujë ballkanike ku secili paskësh vrarë e therur tjetrin e kështu me radhë… Kjo tingëllon si një “koment” për ndonjë film të Emir Kusturicës ku disa romë të degraduar si ciganë bëjnë muzikë me klarinetë në një kafehane të pistë ballkanike në të cilën nuk dihet se kush pi, kush paguan dhe kush kë e vret dhe masakron… Kështu është në filmat e Kusturicës, ndërsa në historinë që e kanë përjetuar popujt e Ballkanit është krejt ndryshe: Serbia ka sulmuar 4 popuj në Ballkan (sllovenët, kroatët, boshnjakët, shqiptarët e Kosovës). Dhe së paku këtë fakt kryeministri i Shqipërisë duhet ta përmend, sepse politika serioze nuk duhet të bie në nivel të muhabeteve të kafehaneve. Aty, në kafehane, gjendet presidenti serb. I pëlqen të pjek qofte, të flasë për verëra të mira dhe të amnistohet nën tymin e skarës… Çfarë spektakli! Dhe çfarë skandali!

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!