Trupat ruse po përpiqen të rrethojnë forcat ukrainase në Severodonetsk

Severodonetsk, qytet në rajonin e Donjeckut në Ukrainën lindore po përjeton luftimet më të këqija ditëve të fundit.
Sipas ushtrisë ukrainase, rusët kanë vazhduar sot operacionet sulmuese në zonën e Severodonetsk për të provuar të marrin kontrollin e plotë të qytetit dhe të krijojnë kushtet për të rrethuar njësitë ukrainase, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
Në një përditësim në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se sulmet po vazhdojnë.
“Luftimet vazhdojnë. Armiku qëlloi me artileri në zonën e Severodonetsk, Lysychansk, Ustynivka, Toshkivka, Zolote dhe Hirske”, thuhet në këtë përditësim.
Tutje, në këtë përditësim thuhet se ushtria ruse po përgatitet të rifillojë ofensivën e saj në qytetin e Slovyansk dhe në rajonin e Donetskut.
Lajmet Trupat ruse po përpiqen të rrethojnë forcat ukrainase në Severodonetsk >> Rahoveci INFO.