Von der Leyen: Në fund të javës tjetër vendoset nëse Ukraina i bashkohet BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se ekzekutivi i saj do të finalizojë opinionin nëse Ukrainës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për t’u bërë pjesë e BE-së.

Sipas von der Leyen, opinioni do të jepet deri në fund të javës së ardhshme.

“Diskutimet e sotme do të na mundësojnë të finalizojmë vlerësimin tonë deri në fund të javës së ardhshme,” i tha ajo presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një konference të përbashkët shtypi në Kiev, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ndonëse në mes të luftës, von der Leyen i tha Zelenskyt se Ukraina ka bërë shumë përparime, por ka ende nevojë që të zbatohen reforma, sidomos në luftën kundër korrupsionit.

Ukraina filloi procesin e aplikimit për anëtarësim në BE në shkurt të këtij viti, katër ditë pas nisjes së pushtimit rus, ndërsa Zelensky i ka sugjeruar BE-së që të përdorë një procedurë të veçantë për t’I dhënë Ukrainës anëtarësimin e menjëhershëm në bllok.

Lajmet Von der Leyen: Në fund të javës tjetër vendoset nëse Ukraina i bashkohet BE-së >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!