Zhdukja e gazetarit britanik në pyjet e Amazonës, dyshohet për gjetje të mbetjeve njerëzore

Ekipet braziliane të kërkimit kanë gjetur mbetje “me sa duket njerëzore” në lumin e pyjeve tropikale të Amazonës, ku u pa për herë të fundit një gazetar britanik, Dom Phillips.

“Materiali organik” po dërgohet për analizë mjeko-ligjore, tha policia federale, së bashku me gjakun e gjetur në varkën e një të dyshuari, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Gazetari Dom Phillips dhe shoqëruesi i udhëtimit, eksperti indigjen Bruno Pereira, u zhdukën pasi vizituan komunitetin buzë lumit të peshkatarit Amarildo da Costa në Sao Gabriel.

Detektivët e rastit i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se po fokusohen te “gjuetarët dhe peshkatarët e paligjshëm në zonë” pasi shpesh u përplasën me Pereira, i cili si një zyrtar i lartë me agjencinë indigjene qeveritare Funai, kishte organizuar patrulla të rezervuarit lokal.

Lajmet Zhdukja e gazetarit britanik në pyjet e Amazonës, dyshohet për gjetje të mbetjeve njerëzore >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!