Kosova pëson humbje në udhëtim te Greqia

Kosova ka pësuar humbje nga Greqia (2-0) në ndeshjen e zhvilluar në Panthessaliko Stadium në Volos, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ekipi nikoqir e dominoi fraksionin e parë duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të shënuar, mirëpo nuk ia doli të realizonte.

Burger King 2022

Faza defensive e Dardanëve e udhëhequr nga kapiteni Amir Rrahmani, nuk lejoi që të mposhtej Aro Muric, i cili po ashtu pritje të mrekullueshme.

Daljet e mysafirëve përpara ishin të rrallë, duke qenë se ishin në pritje të momentit për të kundërsulmuar, derisa vendasit e dominonin lojën.

Pasqyrë e ngjashme u pa edhe në gjysmën e dytë, duke qenë se Helenët po sulmonin, ndërsa Dardanët mbroheshin.

Thyerja e mbrojtjes mysafire ndodhi në minutën e 71-të, kur pas një harkimi të Petros Mantalos, Georgios Giakoumakis realizoi me kokë.

Me gjithë përpjekjet e vizitorëve për t’’i barazuar shifrat, ata nuk ia dolën të tregoheshin të rrezikshëm përballë ekipit kundërshtar.

Derisa mysafirët bënin përpjekjet e fundit për ta barazuar rezultatin, Petros Mantalos shënoi edhe golin e dytë për nikoqirët (90’+9).

Kujtojmë që Greqia është liderë e Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve me 12 pikë, ndërsa Kosova ka gjashtë pikë pas katër ndeshjeve të zhvilluara./Rahoveci info&Telegrafi/

Lajmet Kosova pëson humbje në udhëtim te Greqia >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!