Mbyllet pjesa e parë, GREQIA – KOSOVA O me O

Greqia 0:0 Kosova

45′ Mbyllet pjesa e parë.

41′ Aliti nuk arrin ta largojë topin, rrezikon sërish Greqia, por nuk goditet caku

37′ Tjetër rast për Greqinë, por në vend është Amir Rrahmani.

35′ Mirlind Kryeziu ndëshkohet me karton të verdhë, pas një ndërhyrje në mesfushë. Ai do të mungojë në ndeshjen e radhës të Kosovës, që e luan ndaj Irlandës së Veriut.

32′ Milot Rashica me një krosim nga e majta tenton ta gjejë Zymer Bytyqin, por ndërhyn portieri.

31′ Tjetër aksion i rrezikshëm i Greqisë, por goditja e Bakasetas në fund ishte e dobët.

30′ GJysmë ore lojë, Greqia po e dominon plotësisht ndeshjen deri më tani.

28′ Goditje e rrezikshme nga distanca nga Bakasetas. Fatmirësisht, topi përfundon ngjitur me shtyllën.

23′ Ndërhyrje e rrezikshme në Donat Rrudhanin. Vërejtja e fundit për Baldock.

21′ Depërtim i lehtë i Siovis, nuk pengohet fare nga tanët dhe godet rrezikshëm, por topi përfundon jashtë.

18′ Top i bukur përpara për Bytyqin, por del me kohë nga porta portieri grek.

17′ Goditje e fuqishme e kapitenit të Greqisë, por pritje fantastike nga Aro Muric. Shpëton gol të sigurt.

13′ Kosova me mundësi për të krijuar aksion, por Vedat Muriqi tregohet shumë i ngadalshëm. E humbet topin.

11′ Gabim në mesfushë, por goditja e grekëve përfundon lart mbi portë.

11′ Edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ankohet te gjyqtari për lazerët. Bëhet edhe njëherë thirrje që të ndalen.

10′ Berisha gabon në mesfushë, duke i dhënë mundësi grekëve të dalin në sulm, por Rrahmani ndal aksionin.

9′ Spikeri zyrtar në stadium bën thirrje që të ndalen lazerët në stadium, pasi po pengohen shumë lojtarët e Kosovës.

7′ Depërtim i bukur nga e majta prej grekëve, por Domgjoni largon rrezikun.

5′ Tifozët grekë po i pengojnë lojtarët e Kosovës me drita lazerë, sa herë po janë në pronësi të topit.

1′ Starton ndeshja. Të parët me topin luajnë grekët

20:43. Intonohet himni i Greqisë

20:41. Intonohet himni i Kosovës. Tifozët grekë nuk i ndalin vërshëllimat.

20:40. Futbollistët e të dy ekipeve dalin në fushë.

20:05. Kosova ka vetëm katër lojtarë dhe dy portierë në bankën rezervë. Në anën tjetër, Greqia ka gjithsej 12 lojtarë në stol./Rahoveci info&T7/

Lajmet Mbyllet pjesa e parë, GREQIA – KOSOVA O me O >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!