Giresse flet pas humbjes në Greqi

Selektori i Kosovës, Alain Giresse, kishte vetëm gjashtë lojtarë në stol për ndeshjen me Greqinë. Katër prej tyre u aktivizuan, ndërsa pa u aktivizuar mbetën vetëm dy portierë. Giresse ka thënë se në fillim kishte ftuar 29 lojtarë.

“I kam ftuar 29 lojtarë. Por pas suspendimeve dhe lëndimeve kemi mbetur me këta lojtarë. Ishte e pamundur t’i zëvendësojmë ata, pasi të tjerët tashmë janë në pushime. Do të ishte katastrofale që të ftojmë lojtarë që nuk kanë qenë pjesë e ekipit”, ka thënë Giresse pas ndeshjes. Ai kishte 23 lojtarë në dispozicion në fillim të grumbullimit.

Giresse ka mohuar se sjelljet e publikut grek të kenë ndikuar në rrjedhën e lojës.

“Duhet të punojmë më shumë dhe të rritim nivelin. Por duhet ta kemi parasysh se kemi pasur shumë mungesa. Me ata që kanë munguar do të ishte ndryshe”, ka theksuar Giresse.

Lajmet Giresse flet pas humbjes në Greqi >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!