Ngjitësit më të mirë italianë në Pejë, për ta promovuar në nivel botëror (Foto)

Ngjitja në shkëmbinjë në Pejë ka filluar të zhvillohet nga viti 2002 duke u inicuar nga Italiani Mauro Barisone dhe alpinisti Pejan Agim Haçku, ndërsa të rinjët që ju bashkuan kësaj iniciative krijuan klubin e parë në Kosovë të njohur me emrin “Marimangat e Pejës”.

Ky klub është shumë aktiv dhe është i fokusuar gjithnjë në krijimin e sportistëve të rinjë të ngjitjes si dhe të zhvilloj infrastrukturen duke hapur vija të reja të ngjitjes në shkëmbinjet e Grykes së Rugovës e gjithashtu duke menaxhuar ushtrimet në palester në murrin artificial.

Përveç sportit, klubi është i fokusuar që ngjitjen në shkëmbinjë ta ofroj edhe si atraksionit turistik për vizitorët në Pejë. Për këtë, nga data 3 deri me datën 11 Qershor në Pejë ka qëndruar një grup i ngjitsave profesional nga Italia të cilët radhiten gjithashtu në ngjitës me famë botërore.

Gjatë kësaj kohe grupi ka hapur vija të reja, kanë zhvilluar ngjitje direkte, dhe kanë ofruar trajnime për të rinjët në drejtim të sportit të ngjitjes. Gjithashtu pjesë e programit ishte zhvillimi i një dokumentari që do të shfaqet në festivalet më të medha të bjeshkatarisë në Itali por edhe ne botë me qëllim të promovimit të Pejës.

Federica Mingola e cila është një ngjitëse profesionale në nivel botëror tha se është e mahnitur me Grykën e Rugovës e cila është një parajsë për ngjitje dhe ofron mundësi të shumta për të gjitha nivelet e ngjitjes duke filluar nga ato amatere e deri në ato profesionale.

“Tani janë hapur disa vija në shkëmbinjë dhe ka mundësi të hapjes edhe shume vija të tjera. Ky vend shumë shpejt mund të shëndrohet në një destinacion me interes botëror për ngjitje dhe të hyj në hartat botërore të ngjitjes. Tani jemi duke e zhvilluar edhe një dokumentar përmes së cilës do ta bëjmë promovimin dhe do të ndikojm që Peja dhe ngjitja në Pejë të njihet edhe në nivel ndërkombetarë.” – u shpreh ajo.

Ndërsa Luca Andreozzi, i cili gjithashtu  radhitet në elitat e ngjitësve në Itali dhe trajner i ngjitjes ne Firence në komentin e tij veçoj se përveç potencialeve në shkëmbinjë në Pejë ka parë një vullnet të madh të të rinjëve të cilët dëshirojn të përfshihen në ngjitje por që ju mungon një murrë adekuat për të ushtruar e që në të ardhmen këta të rinjë të jenë pjesë e garave botërore dhe olimpike.

Nol Krasniqi nga Marimangat e Pejës i cili ishte pjesë e organizimit të kësaj ngjarje tha:

“Nga pjesmarrësit Italian kemi pasur përfitime të mëdha në drejtim të sportit të ngjitjes, njohuri në teknika të reja të ngjitjes, zhvillimin e ushtrimeve, përfitim në pajisje si dhe së bashku do ta promovojm Pejën si destinacion të ngjitjes dhe destinacion të turizmit të aventures permes dokumentarit në festivale të filmave të cilin janë duke e realizuar.” – tha ai.

Njëherit një falendërim i veçant shkon për Mauro Barisone i cili ka organizuar gjithë këtë ngjarje shumë te rendësishme per Pejën, si dhe Komunën e Pejës e cila ka kontribuar në këtë drejtim dhe është duke e përkrahur ngjitjen në shkëmbinjë. /Rahoveci info/

Lajmet Ngjitësit më të mirë italianë në Pejë, për ta promovuar në nivel botëror (Foto) >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!