Putini nuk e fsheh se do që të bëhet si cari Pjetri i Madh rus (VIDEO)

Atë që po e quan Operacionin Special Ushtarak në Ukrainë, e arsyetoi edhe me pretendime historike.

Në ditën kombëtare të Rusisë, presidenti Vladimir Putin e krahasoi atë që po ndodh tashti me veprimet e carit Pjetri i Madh, që veproi njëjtë në shekullin 18 kur siç tha, ktheu tokat e marra nga tjerët.

Madje, shefi i Kremlinit kritikoi të gjithë ata që po flasin keq për atë që e quajti me meritorin për fuqinë që gëzon sot shteti i tij.

Është e pamundur të mos pranohet se ishte nën këtë sundimtar që Rusia mori pozicionin e një fuqie të madhe botërore. Dhe sot ne i bëjmë haraç personalitetit të tij të fuqishëm”.

Putin nuk ngurroi të thotë që pas 23 vjetëve në pushtet synon ta bëjë pikërisht atë që kishte bërë Pjetri, moti kohë më parë.

Ai arriti ndryshime thelbësore pothuajse në të gjitha sferat e jetës. në radhë të parë në qeverisje, në zhvillimin ekonomik, në krijimin e një ushtrie dhe marine të fuqishme të pathyeshme

Kjo është hera e dytë në pak ditë që Putin e krahason veten me carin më të njohur të Rusisë.

 

Lajmet Putini nuk e fsheh se do që të bëhet si cari Pjetri i Madh rus (VIDEO) >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!