Formacionet zyrtare: Franca dhe Kroacia luajnë për pikë të plota

Në Stade de France zhvillohet ndeshja e Ligës së Kombeve ndërmjet Francës dhe Kroacisë, e vlefshme për Grupin 1 të Ligës A.

Les Bleus kanë arkëtuar vetë dy pikë nga tri ndeshjet e mëparshme dhe ndodhen në fund të grupit.

Skuadra ballkanike është në vend të tretë me katër pikë, aq sa ka edhe Austria një vend më lartë, ndërsa ka dy pikë më pak se lideri Danimarka.

Përzgjedhësit Didier Deschamps dhe Zlatko Dalic i kanë caktuar taktikat e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Francës: Maignan; Kounde, Konate, Kimpembe, Digne; Rabiot, Kamara, Guendouzi; Nkunku; Benzema, Mbappe.

Formacioni startues i Kroacisë: Ivusic; Stanisic, Sutalo, Erlic, Juranovic; Kovacic, Brozovic, Modric; Pasalic, Budimir, Brekalo./Rahoveci info/

Lajmet Formacionet zyrtare: Franca dhe Kroacia luajnë për pikë të plota >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!