Nënkryetari i Pejës Asllani shpallë të hapur turneun mbarëkombëtar i futbollit U – 15

Në Stadiumin “Tahir Vokshi” ne Brestovik të Pejës është hapur turneu mbarëkombëtar i futbollit edicioni i 17-të “PEJA 2022’’ për grupmoshat U – 15.
Në kët turne për tre ditë rresht marrin pjesë ekipet nga Bujanoci, Ulqini, Durrësi, Tetova dhe Peja si nikoqire.
“Lojërat i shpalli te hapura Nënkryetari i Komunës se Pejës Fatmir Asllani, kurse topin e parë nga qendra e fushës e nisen Shefja e Kabinetit te Kryetarit Dielleza Berisha dhe Kryesuesi i Asamblesë Komunale të Pejës Rexhep Kurtbogaj.”-thuhet mes tjerash në njoftimin nga komuna e Pejës.
Njoftimi i plotë:

“KOMUNA E PEJËS PËRMES DREJTORISË PËR KULTURË,RINI DHE SPORT ËSHTË NIKOQIRE E TURNEUT MBARËKOMBËTAR NË FUTBOLL U- 15 – PEJA 2022
Turniri mbarëkombëtar i futbollit edicioni i 17-të “PEJA 2022’’ Për grup moshat U – 15,ka filluar sot në Pejë ne Stadiumin “Tahir Vokshi” ne Brestovik, me ekipet pjesëmarrëse : Bujanoci, Ulqini, Durrësi, Tetova dhe Peja si nikoqire.
Në fillim te pranishmit i përshëndeti dhe ju urojë mirëseardhje koordinatori i sektorit te sportit ne DKRS Valdet Shoshi.
Ne vazhdim ne fjalën përshëndetëse Drejtoresha e Kulturës ne Komunën e Pejës znj.Xhenet Syka Kelmendi para mysafirëve u shpreh se është koincidencë qe pikërisht ne vigjilje te 23 vjetorit te çlirimit te Pejës jemi nikoqire te Turneut Mbarëkombëtar-Peja 2022 dhe nuk është rastësi se sporti është Ambasadori me i mirë i Shtetit tonë e pse jo edhe qytetit tonë Pejës, e cila ka shumë kampion te rangut botëror e Olimpik.Sporti gjithnjë mbetet një vlerë e padiskutueshme që reflekton një nivel qytetërimi te një shoqërie, pra Sporti e në veçanti futbolli afirmon vlera te veçanta si ne rrafshin lokal por edhe ne atë ndërkombëtar.
Te pranishmit i përshëndeti edhe Edmond Salillari përfaqësues nga Durrësi, pastaj Drejtori i Qendrës Sportive te Durrësit Naim Tarquku,i cili e ka falënderuar Komunën e Pejës për mikpritjen.
Ne fund Lojërat i shpalli te hapura Nënkryetari i Komunës se Pejës Fatmir Asllani, kurse topin e parë nga qendra e fushës e nisen Shefja e Kabinetit te Kryetarit Dielleza Berisha dhe Kryesuesi i Asamblesë Komunale të Pejës Rexhep Kurtbogaj. Turneu Mbarëkombëtar në futboll U- 15 – Peja 2022 është i hapur tre ditë.”-thuhet në njoftimin për shtyp nga Zyra për Informim e Komunës së Pejës./Rahoveci info/


Lajmet Nënkryetari i Pejës Asllani shpallë të hapur turneun mbarëkombëtar i futbollit U – 15 >> Rahoveci info.