Pronari i restorantit në Rahovec gjuan me armë pasi klienti refuzoi të dalë nga lokali, arrestohet

Mbrëmë, pas mesnatës, ka pasur të shtëna me armë zjarri në një restorant në fshatin Xërxë të Rahovecit.

Pronari i lokalit dyshohet se ka gjuajtur pas një mosmarrëveshje të momentit me një mysafir që ndodhej në restorant.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se palët janë fjalosur me njëri-tjetrin, pasi pronari i restorantit i ka kërkuar viktimës të largohet prej aty. Për shkak të refuzimit të këtij të fundit, që të dalë nga lokali, i njëjti ka nxjerrë armën dhe ka shtënë në dysheme.

Pasi Policia ka marrë informacionin për gjuajtjen me armë, disa njësi kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë për motivet që e shtynë të përdor armën.

Sinjali mëson se në dëshminë e dhënë para hetuesve policorë, pronari i lokalit ka deklaruar se e ka përdorur armën pasi klienti që ishte në restorantin e tij ishte i dehur dhe kishte frikë se mund t’i shkaktonte probleme.

Për shkak të posedimit të paautorizuar të armës dhe shkaktimit të rrezikut, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i njëjti të ndalohet për 48 orë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja që janë konfiskuar bashkë me armën e përdorur.

Agjenda e aktiviteteve për ditën e çlirimit të Rahovecit

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!