Grubi për “Sunny Hill”: Ideale do të ishte organizimi i përbashkët Shkup, Tiranë dhe Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka reaguar rreth zhvendosjes së festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë.
Grubi thotë se festivali do të ishte i mirëpritur edhe në Shkup, njofton Klankosova.tv.
Mes tjerash, ai ka hedhur idenë që të ketë një organizim të përbashkët në tri kryeqytetet: Shkup, Tiranë dhe Prishtinë.
“Sunny Hill Festival është më se i mirëseardhur në Shkup, ideale do të ishte organizimi i përbashkët Shkup, Tiranë, Prishtinë”, ka shkruar Grubi në rrjetin social Facebook.
Lajmet Grubi për “Sunny Hill”: Ideale do të ishte organizimi i përbashkët Shkup, Tiranë dhe Prishtinë >> Rahoveci INFO.