Ndryshon orari, Gjilani e luan takimin e parë në Kosovë ndaj Liepajas

Skuadrat e Kosovës, i kanë mësuar kundërshtarët për rrethin e parë në garat evropiane.

Drita si nënkampion, do të luajë me Inter Turkun e Finlandës në Ligën e Konferencës, derisa Gjilani me Liepajan e Letonisë, ndërsa Llapi me Buducnostin e Malit të Zi.

Por, shorti deshi që të tria skuadrat tona ndeshjet e para t’i luajnë në udhëtim, derisa ato të kthimit në shtëpi.

Duke marrë parasysh se vetëm stadiumi “Fadil Vokrri” i plotëson kushtet, atëherë UEFA ka vendosur që ndeshja e parë mes Liepajas dhe Gjilanit të zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës me datën 7 korrik.

“Për shkak të mungesës së stadiumeve, ndeshja e parë do të luhet në Prishtinë ndaj SC Gjilanit, por ajo e kthimit më 14 korrik në shtëpinë tonë”, ka shkruar klubi letonez në faqen zyrtare.

Kësisoj, Drita dhe Llapi do t’i zhvillojnë dy ndeshjet e para në udhëtim më 7 korrik, derisa Gjilani në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Rahoveci info/

Lajmet Ndryshon orari, Gjilani e luan takimin e parë në Kosovë ndaj Liepajas >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!