PSG shkarkon Pochetinon

Skuadra franceze PSG dhe trajneri argjentinas Mauricio Pochetino raportohet se kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e kontratës.

Pochetino ka drejtuar PSG-në në 18 muajt e fundit, ku u shpall edhe kampion i Francës në sezonin e kaluar, duke e lënë prapa skuadrën e Marsej me një diferencë prej 18 pikësh.

Arsyeja kresore e mos bashkëpunimit mes PSG-së dhe Pochetinos raportohet të jetë eleminimi i klubit francez nga Liga e Kampionëve, ku u mposht nga Real Madrid, që në fund u shpall kampion i evropës.

Christophe Galtier, i cili është aktualisht trajner i Nice, mendohet të jetë kandidati kryesor për të zëvendësuar Pochettinon./Rahoveci info/

Lajmet PSG shkarkon Pochetinon >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!