Rahovec, burri sulmon fizikisht gruan dhe pastaj arratiset

Sipas raportit të Policisë së Kosovës në 24 orët e fundit janë raportuar nëntë raste të dhunës në familje ku prej të gjitha këtyre rasteve viktimat kanë qenë gra.
Nje burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan e tij pas një mosmarrëveshje verbale.
Tutje, policia ka bërë të ditur se i dyshuari gjendet në arrati ndërsa rasti në procedurë hetimore.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Rahovec në orën 20:05.