Tetë vjet nga vrasja e Elvis Pistës, vrasësit nuk u kapën kurrë!

Sot, më 15 qershor – mbushen 8 vjet që kur politikani nga Rahoveci, Elvis Pista u vra.

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ishte goditur me armë zjarri nga mbrapa shpinës, pasi doli nga një festë me miqtë e tij. E kishin pritur deri në ora 00:45 që të dilte nga restoranti – për t’ia marrë jetën.

Po ia festonte gruas ditëlindjen, por ajo datë ishte fatkeqe për të. Vrasja e tij kishte tronditur Kosovën.

E qytetarët e Kosovës shpesh kanë kërkuar drejtësi për të – ende s’ka. As një element që çon në zbardhjen e rastit nuk është realizuar.

Plumbat që u hodhën në trupin e tij s’kanë pasur zhurmë, kishte raportuar Policia, teksa tregonte se Pista ishte goditur me katër plumba.

Ai pos tjerash ishte njohur si njeri i dashur për qytetarët e Rahovecit, por edhe më gjerë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!