Çka mësuam nga konferenca për shtyp e liderëve në Kiev?

Ja çfarë mësuam nga konferenca e përbashkët për shtyp me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Rumanisë, të cilët ishin në Kiev të Ukrainës për bisedime.

Udhëheqësit thanë se mbështesin kërkesën e Ukrainës për t’u bashkuar  Bashkimit Evropian dhe që këtij vendi duhet t’u jepet statusi i menjëhershëm i kandidatit.

Kancelari Scholz i Gjermanisë tha se Ukraina dhe Moldavia i përkisnin familjes evropiane – por do të duhet ende të përmbushin kriteret për anëtarësim

Scholz premtoi gjithashtu se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kievin financiarisht dhe ushtarakisht për aq kohë sa i nevojitet

Kryeministri italian, Mario Draghi, tha se në luftën e tyre kundër pushtimit të Rusisë, populli ukrainas po mbronte vlerat e demokracisë dhe lirisë që mbështesin projektin evropian.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Ukraina mund të llogarisë te aleatët e saj për mbështetje. Ai shtoi gjithashtu se nevojitej një lloj kanali komunikimi me presidentin rus, Vladimir Putin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se pushtimi nga Rusia ishte një sulm ndaj gjithë Evropës – dhe se vetëm veprimet e bashkuara mund ta ndalojnë atë. Ai shtoi gjithashtu se vizita e liderëve tregoi që Ukraina nuk ishte e vetme në luftën e saj

Udhëheqësit thanë gjithashtu se më shumë armë po dërgoheshin në Ukrainë, duke përfshirë gjashtë armë të tjera Ceasar me rreze të gjatë nga Franca./BBC

Lajmet Çka mësuam nga konferenca për shtyp e liderëve në Kiev? >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!