Rënie drastike e çmimit të kriptovalutave, disa platforma bllokojnë tërheqjen e parave

Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera kanë pësuar një rënie drastike të çmimit në ditët e fundit. Kriptomonedha më e madhe, Bitcoin, u shit të hënën për 24 mijë dollarë, çmimi më i ulët që prej dhjetorit të vitit 2020.

Ndërkohë, dy prej platformave më të mëdha të tregtimit të kriptomonedhave kanë kufizuar aktivitetin e tyre. Rrjeti “Celsius”, që ka 1,7 milionë klientë, tha të hënën se për shkak të kushteve ekstreme të tregut ishte detyruar që të pezullonte përkohësisht të gjitha tërheqjet, këmbimet dhe transferimet mes llogarive.

Kompania e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar nuk tha se kur klientët do të kishin mundësi të tërhiqnin depozitat e tyre, por u mjaftua të deklaronte se “do të duhej pak kohë”.

Të njëjtën gjë bëri edhe “Binance”, platforma më e madhe e tregtimit të kriptomonedhave, tha se përkohësisht do të pezullonte tërheqjet sa i përket llogarive në Bitcoin.

Tregu i kriptove ka pësuar goditje të mëdha në muajit e fundit, duke bërë që ditët e rekordeve – kur një Bitcoin shitej për 69 mijë dollarë – të duken një kujtim i largët.

Sipas CNN, qeveritë në vende të ndryshme po ndjekin situatën dhe mund të futen në veprim për të mbrojtur investitorët. /Rahoveci.INFO/

Lajmet Rënie drastike e çmimit të kriptovalutave, disa platforma bllokojnë tërheqjen e parave >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!