“Dinjiteti i individit”

Një shkrim nga: Prof Dr. Ali Dula

Të jesh apo të mos jesh nuk është çështje zgjidhjeje.

Ose je ose nuk je. Një burrë nuk duhet të shitet për një situatë.

Një periudhë e keqe i ndodh të gjithëve, por në situata të tilla të vështira duhet të qëndrohet dinjitetshëm. Mirëfilli të kuptohet se atdheu nuk mund të vishet përherë nën thembra të këpucëve të huaja.Kaosi nuk është zgjidhje, ai është sall pasojë e veprimeve të këqija. Të bërit mirë sjell edhe pasoja të mira. Njeriu duhet të zgjedhë ose mendje dhe abstinencë nga veprimet e këqija e të dëmshme ose dehje e marrëzira.Të gjithë lindin për të vdekur një herë, kurse dinjiteti dhe turpi jetojnë përgjithmonë. Ruajtja e dinjitetit është prevalencë e çdo çmimi a pagese.
Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!