BE-ja rekomandon që Ukraina ta marrë statusin e kandidatit

Komisioni Evropian ka rekomanduar që Ukraina të bëhet kandidate për anëtare të Bashkimit Evropian.

Kështu, është ngjallur shpresa për ta afruar shtetin e prekur nga lufta një hap afër këtij unioni.

“Kemi një mesazh të qartë dhe ai është: Po, Ukraina e meriton perspektivën evropiane. Po, Ukraina duhet të mirëpritet si shtet kandidat”, ka thënë presidentja e këtij komisioni, Ursula von der Leyen.

“Kjo është në bazat e të kuptuarit që është bërë punë e mirë – por mbetet punë shumë e rëndësishme për t’u bërë”.

“Krejt procesi është me bazë meritore, sipas rregullave dhe progresi varet krejtësisht nga Ukraina. Andaj, është në duart e Ukrainës”.

Lajmet BE-ja rekomandon që Ukraina ta marrë statusin e kandidatit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!