Vala e parë e të nxehtit ekstrem kaplon vendet Perëndimore

Një numër vendesh të Evropës Perëndimore sot kanë përjetuar temperatura rekord për kohën e vitit, me zjarre pyjore që kanë shpërthyer në disa vende.

Në Gjermani, zjarrfikësit kanë luftuar disa zjarre, pasi temperaturat tashmë të larta të së premtes parashikoheshin të rriteshin gjatë fundjavës.

Në Spanjë, ku vala e të nxehtit filloi një javë më parë, zjarret pyjore dogjën gati 9,000 hektarë  tokë në rajonin veriperëndimor të Sierra de la Culebra. Autoritetet rajonale thanë se rreth 3,000 njerëz u detyruan të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Spanja kishte tashmë një valë të parë të të nxehtit në fund të majit, me temperatura që u rritën 15 gradë Celsius mbi mesataren sezonale. Muaji i kaluar ishte maji më i nxehtë i Spanjës që nga fillimi i shekullit.

Në Francë, parashikuesi shtetëror i motit tha se rekordet e temperaturave të qershorit ishin thyer tashmë në 11 zona, dhe se temperaturat mund të arrijnë deri në 42 gradë Celsius në disa zona të shtunën.

Në Itali, rajoni i Lombardisë mund të shpallë një gjendje të jashtëzakonshme mes një thatësire rekord që ka shkatërruar të korrat, raporton DW, transmeton Klankosova.tv.

Mbretëria e Bashkuar regjistroi ditën e saj më të nxehtë të vitit të premten, me temperatura që arritën mbi 30 gradë Celsius në orët e hershme të pasdites.

Lajmet Vala e parë e të nxehtit ekstrem kaplon vendet Perëndimore >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!