Veprimtarit Dervish Çadraku i dhurohet dekorata e parë “Ukshin Hoti”

Ditëlindjen e 79 të veprimtarit të shquar, Profesor Ukshin Hoti, kryetari Smajl Latifi e shënoi duke bërë përurimin e çmimit më të lartë që ndan Komuna e Rahovecit tani e tutje, Dekoratën Ukshin Hoti.

Me këtë rast, i pari që u nderua me këtë dekoratë sonte, ishte veprimtari i dalluar dhe i burgosuri politik në kohën e pushtimit serb, Dervish Çadraku.

Në shtëpinë muze “Ukshin Hoti”, sonte u bë edhe promovimi i këngës më të re të këngëtarit të mirënjohur shqiptar, që i këndon kombit dhe vlerave tona kombëtare, Ilir Shaqiri.

Kënga e re e Shaqirit, e titulluar “Tempulli i Lirisë”, i kushtohet patriotit dhe intelektualit krushjan, Ukshin Hoti.

Përkundër se janë bërë më shumë se dy dekada që nga zhdukja e tij e dhunshme, për fatin e Profesor Ukshin Hotit nuk dihet asgjë deri në këtë ditë. Përkundër dhimbjes së familjes e të gjithë kombit, trashëgimia e tij atdhetare dhe intelektuale vazhdon ta ndriçojë rrugën tonë përpara.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!