E vodhi një çokollatë në dyqan, 12 vjeçari kërkon falje përmes letres

Një 12 vjeçar me emrin Benjamin e kishte vjedhur një çokollatë (Kinder Ve) në një dyqan në San Marino.

Por, zvicerani duket se pas disa ditësh ishte bërë pishman.

Ai i ka kërkuar falje nëpërmjet një letre pronarit të dyqanit.

E së bashku me letrën, ai i kishte vendosur edhe 10 euro.

Sipas raportimit të gazetës Blick.ch, arsyeja se pse i mituri e kishte vjedhur çokollatën ishte se nuk kishte pasur para për ta paguar.

Benjamini tha se ndihet keq për veprimin e bërë.

“Më vjen shumë keq. E di që është gabim. Dua të bën paqe me Zotin dhe me ty. Do të jap 10 euro si dëmshpërblim” – kishte shkruar ndër të tjera 12 vjeçari në letër.
Ndërkaq pronari i dyqanit e ka publikuar letrën në profilin e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Lajmet E vodhi një çokollatë në dyqan, 12 vjeçari kërkon falje përmes letres >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!