Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite, paralajmëron shefi i NATO-s

Perëndimi duhet të përgatitet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në një luftë që zgjat me vite, ka paralajmëruar shefi i NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, tha se kostot e luftës ishin të larta, por çmimi për ta lënë Moskën të arrijë qëllimet e saj ushtarake ishte edhe më i madh, transmeton klankosova.tv.

Komentet e tij erdhën pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson paralajmëroi gjithashtu nevojën për t’u përgatitur për një konflikt afatgjatë.

Stoltenberg dhe Johnson thanë se dërgimi i më shumë armëve do ta bënte më të mundshme një fitore për Ukrainën.

“Ne duhet të përgatitemi për faktin se mund të duhen vite. Ne nuk duhet të heqim dorë nga mbështetja e Ukrainës,” tha shefi i NATO-s në një intervistë me gazetën gjermane Bild.

“Edhe nëse kostot janë të larta, jo vetëm për mbështetjen ushtarake, edhe për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.”

Lajmet Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite, paralajmëron shefi i NATO-s >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!