Koalicioni izraelit do të paraqesë projektligjin për shpërndarjen e parlamentit

Udhëheqësit e koalicionit qeverisës të Izraelit, kanë thënë se do të paraqesin një projektligj për shpërndarjen e parlamentit.

“Pasi shteruan të gjitha përpjekjet për të stabilizuar koalicionin, kryeministri Naftali Bennett dhe ministri i Jashtëm Yair Lapid, kanë vendosur të paraqesin një projektligj për shpërndarjen e parlamentit javën e ardhshme”, thanë dy partnerët kryesorë të koalicionit në një deklaratë të hënën.

Ata thanë gjithashtu se nëse projektligji miratohet, Lapid do të marrë detyrën si kryeministër i një qeverie të përkohshme, përcjell Klankosova.tv

Zgjedhjet do të ishin të pestat në Izrael në tre vjet. E përditshmja izraelite Haaretz raportoi se zgjedhjet do të mbaheshin më 25 tetor.

Lapid dhe Bennett, në qershor 2021, kishin krijuar një koalicion të pamundur pas dy vitesh ngërç politik, duke i dhënë fund mbretërimit rekord të ish-kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Lajmet Koalicioni izraelit do të paraqesë projektligjin për shpërndarjen e parlamentit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!