Qeveria holandeze u kërkon falje ushtarëve për Srebrenicën (VIDEO)

Rreth 8,000 burrat e djemtë mysliman të Srebrenicës nuk arritën t’i mbronin .

Madje, për masakrën e madhe në Bosnjë, edhe u panë si fajtorë.

Por, 27 vjet më pas paqeruajtësit e pafuqishëm holandez që ishin nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara pranuan një kërkim falje.

Ajo u erdhi nga qeveria dhe shefi i saj, Mark Rutte dhe atë pikërisht në ditën e veteranëve. Ai pranoi se forcat ushtarake u dërguan  në një zonë të rrezikshme pa armët të nevojshme për t’i mbrojtur rreth 30 mijë refugjatë.

“Sot u kërkoj falje në emër të qeverisë holandeze të gjithë grave dhe burrave të Dutchbat III. Me vlerësimin dhe respektin më të madh të mundshëm për mënyrën se si Dutchbat III në rrethana të vështira vazhdoi të përpiqej të bënte më të mirën, edhe kur kjo nuk ishte më e mundur”, deklaroi  Mark Rutte, kryeministër i Holandës

Në vitin 2019, një gjykatë holandeze konstatoi se Holanda ishte pjesërisht përgjegjëse për 350 vdekje në masakrën e Srebrenicës.

Gjykata gjeti se paqeruajtësit holandezë i larguan burrat nga baza e tyre ushtarake pranë qytezës më 13 korrik 1995, pavarësisht se e dinin se ata ishin në rrezik serioz për t’u vrarë nga forcat serbe të Bosnjës.

Ka 17 vjet që të afërmit e masakruarave kërkojnë përgjegjësi edhe nga shteti holandez dhe Kombet e Bashkuara.

Këta të fundit janë fajësuar edhe për dështimin e autorizimit për sulmet ajrore të NATO-s për të mbështetur trupat holandeze pasi u sulmuan në korrik 1995.

Lajmet Qeveria holandeze u kërkon falje ushtarëve për Srebrenicën (VIDEO) >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!