Deputetja holandeze thotë se vendi i saj e ka ndryshuar disponimin për liberalizimin e vizave për Kosovën

Deputetja holandeze , Kati Piri, tha se ka ndryshuar disponimi i vendit të saj rreth integrimit europian të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Holanda, së bashku më Francën, kanë qenë skeptikët më të mëdhenj për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Reagimi i anëtares së Këshillit Europian për Marrëdhënie të Jashtme thekson se ky ndryshim vjen pas viteve të tëra të bllokadës ndaj zgjerimit të mëtutjeshëm të Bashkimit Evropian si dhe liberalizimit të vizave për Kosovën, duket se qëndrimi holandez po ndryshon.

Piri shton se në Kuvendin e Holandës gjërat tani shihen ndryshe.

Pas vitesh veto holandeze për zgjerimin e BE-së, disponimi po ndryshon në parlamentin e këtij vendi.

– të mbështetet kandidatura pë në BE e Ukrainës dhe Moldavisë;

– të përkushtuar për kandidimin e Gjeorgjisë, pasi të plotësohen kushtet;

– të gatshëm të rishikohet liberalizimi i vizave për Kosovën;

– mbështetja për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajmet Deputetja holandeze thotë se vendi i saj e ka ndryshuar disponimin për liberalizimin e vizave për Kosovën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!