Muhaxheri me Këshillin për Siguri në Bashkësi, diskutohet edhe për Peshkimin e paligjshëm

Në Pejë, u zhvillua sot takimi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi – KKSB i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka mbajtur takimin e tretë.

Takimin e hapi Koordinatori i KKSB-së, z.Fatmir Asllani, i cili pasi e konfirmoj pjesëmarrjen e prezantoj rendin e ditës, i cili u aprovua nga anëtarët e rregullt.​​

Kjo mbledhje i dedikohet problematikave aktuale, siç janë: gjendja e shkollave, sipas rezultateve të Testit të Arritshmërisë për klasat e 9-ta, si dhe Maturës Shtetërore, mbrojtja e lumenjve, që rrjedhin në Komunën e Pejës, deponitë ilegale, mbeturinat, prerja ilegale e pyjeve, gjuetia e paligjshme, peshkimi i paligjshëm, fatkeqësitë natyrore, vërshimet, erërat e forta, bllokimi i kanaleve, gjelbërimi etj.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri i përshëndeti të pranishmit, të cilët i njoftoj për gjendjen aktuale në Komunë, jemi në përfundim të muajit të 6-të dhe për shkak të krizës së ngritjes së çmimeve shumica e punëve, që kanë qenë të planifikuara me përfundu deri më tash ende nuk kanë filluar, pra është fjala kryesisht për asfaltim të rrugëve, pastaj i njoftoj për rrënimin e objekteve të shpronësuara, ndriçimin publik, ndërsa sa i përket gjendjes në arsim kanë përfunduar Testi i Arritshmërisë për klasat e 9-ta, si dhe Matura Shtetërore.
Komandanti i Stacionit të Policisë në Pejë, Ndue Nikolla ka raportuar për gjendjen e sigurisë në Komunën e Pejës.
Nga Drejtoria për Arsim për gjendjen e shkollave, sipas rezultateve të Testit të Arritshmërisë për klasat e 9-ta, si dhe Maturës Shtetërore ka raportuar znj.Shqipe Karagjyzi.
Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi në Komunën e Pejës, Tahir Shala ka raportuar për prerjen ilegale të pyjeve, mbrojtjen e lumenjve, që rrjedhin në Komunën e Pejës.
Drejtoria Koordinuese Rajonale e Agjencionit Pyjor të Kosovës me Drejtori në Pejë ka raportuar Zyrtari për Mbrojtje dhe Monitorim në kuadër të Drejtorisë Koordinuese, Yll Tigani.
Lidhur me ndotjen e lumenjve dhe peshkimin e paligjshëm nga OJQ-të për çështje mjedisore kanë raportuar Eroll Grapci dhe Urim Xharavina.
Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Pejës lidhur me fatkeqësitë natyrore, vërshimet, erërat e forta, bllokimin e kanaleve ka raportuar Gani Krasniqi.
Në vazhdim anëtarët paraqiten shqetësimet dhe kërkesat e tyre bazuar në nevojat e komuniteteve, që ata i përfaqësojnë.

Informata bëhet e ditur nga Zyra për Informim e Komunës së Pejës./Rahoveci info/

Lajmet Muhaxheri me Këshillin për Siguri në Bashkësi, diskutohet edhe për Peshkimin e paligjshëm >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!