Tërmet në Afganistan, 250 të vdekur dhe mbi 150 të lënduar

Një tërmet i fuqishëm i ka vrarë të paktën 250 njerëz dhe mbi 150 persona të tjerë janë të plagosur në Afganistan, ka thënë një zyrtar lokal për BBC.

Fotografit e shpërndara në rrjete sociale tregojnë njerëz në barela, rrënoja dhe shtëpi të rrënuara në provincën Paktika.

Një zyrtar i qeverisë lokale tha për BBC se numri i të vdekurve ka gjasa të rritet edhe më shumë se 250.

Tërmeti që goditi provincën Paktika është rreth 44 kilometra nga qyteti juglindor i Khost.

Lëkundjet u ndjenë në Pakistan dhe Indi, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Lajmet Tërmet në Afganistan, 250 të vdekur dhe mbi 150 të lënduar >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!