Kosova shënon ngritje në renditjen e FIFA-s

Përfaqësuesja e Kosovës, ka shënuar ngritje në renditjen e re të FIFA-s.

Në përditësimin e fundit të bërë sot, Kosova tani gjendet në vendin e 106.

“Dardanët” kanë shënuar ngritje për një pozitë, duke e kaluar Qipron, kundërshtarin që e mposhtën në këtë muaj.

Kosova arriti dy fitore dhe dy humbje gjatë këtij muaji. “Dardanët” triumfuan ndaj Qipros dhe Irlandës Veriore, kurse u mposhtën dy herë nga Greqia. /Rahoveci info/

Lajmet Kosova shënon ngritje në renditjen e FIFA-s >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!