Raporti i “Reporterët pa Kufij”: Gazetari ukrainas Maks Levin u “ekzekutua gjakftohtësisht” nga rusët

Organizata joqeveritare “Reporterët pa Kufij”, ka thënë se fotoreporteri ukrainas Maks Levin është ekzekutuar nga ushtarët rusë në një pyll afër Kievit më 13 mars.

Për këtë, organizata thotë se ka prova, ku fotoreporteri Levin u zhduk më 13 mars, teksa mbulonte sulmin e Rusisë në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Trupi i fotoreporterit që punonte me një sërë mediesh kryesore perëndimore, duke përfshirë Reuters e BBC, u gjet më 1 prill.

“”Dëshmitë kundër forcave ruse janë dërrmuese,” tha OJQ-ja në një përmbledhje”, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, kjo organizatë thotë se gjeti disa plumba dhe gëzhoja në vendngjarje, dokumentet e identitetit të shokut dhe ushtarit që po shoqëronte Levin dhe identifikoi 14 goditje plumbash në makinën me të cilën po udhëtonin.

Gjithashtu, organizata “Reporterët pa Kufij”, tha se gjeti edhe disa sende me prova të mundshme të ADN-së, që vërtetojnë praninë e ushtarëve rusë në afërsi të skenës së krimit dhe gjeti një plumb pranë vendit ku u gjet trupi i Levinit.

Sipas CNN, organizata tha se i dorëzoi gjetjet e saj si dhe të gjitha provat në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Më 2 prill, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha se trupi i gazetarit ishte gjetur në lagjen Vyshgorod, në veri të Kievit, duke shtuar se “ushtarët e Forcave të Armatosura Ruse vranë të paarmatosurin Maksym Levin me dy të shtëna me armë”.

Rusia ka mohuar vazhdimisht se ka shenjëstruar civilët, përfshirë gazetarët, që kur filloi pushtimin e saj në Ukrainë, pavarësisht provave dërrmuese për të kundërtën.

 

Lajmet Raporti i “Reporterët pa Kufij”: Gazetari ukrainas Maks Levin u “ekzekutua gjakftohtësisht” nga rusët >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!