Ukraina merr statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, Zelensky: Është një moment historik

Ukrainës dhe Moldavisë u është pranuar statusi i kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Lidhur me këtë ka reaguar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili tha se është mirënjohës ndaj vendimit dhe që po ashtu e konsideron moment historik për ukrainasit.

“Përgëzoj vendimin e liderëve të BE-së për dhënien e statusit kandidat. Është një moment unik dhe historik në marrëdhëniet tona”.

“Mirënjohës ndaj Charles Michel dhe liderëve të BE-së për mbështetje. E ardhmja e Ukrainës është brenda BE-së”, ka shkruar Zelensky në Twitter.

 

Lajmet Ukraina merr statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, Zelensky: Është një moment historik >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!