Vendet me çmimet më të larta dhe më të ulëta të derivateve të naftës në botë

Teksa inflacioni rritet dhe kriza e kostos së jetesës përkeqësohet, shumë kanë filluar të ndiejnë presionin e rritjes së çmimeve, veçanërisht për ata që ngasin makina.

Nafta më e shtrenjtë në botë është aktualisht në Hong Kong, me çmimet që kushtojnë mesatarisht 2,85 euro për litër.

10 vendet me çmimet më të shtrenjta të derivateve të naftës në botë për litër:

Hong Kongu – 2,85 euro

Finlanda – 2.52 euro

Islanda – 2.93 euro

Norvegjia – 2.44 euro

Greqia – 2.42 euro

Danimarka – 2.40 euro

Holanda – 2.36 euro

Republika e Afrikës Qendrore – 2.28 euro

Monako – 2.26 euro

Singapori – 2.22 euro

10 vendet me çmimet më të lira të për litër në të gjithë globin:

Venezuela – 20 centë

Libia – 29 centë

Irani – 51 centë

Siria – 27 centë

Algjeria – 29 centë

Kuvajti – 27 centë

Angola – 35 centë

Nigeria – 39 centë

Turkmenistani – 40 centë

Malajzia – 44 centë

Çmimi mesatar i benzinës në mbarë botën është 1.39 euro për litër.

Megjithatë, ka dallime thelbësore në këto çmime mes vendeve anembanë globit, raporton Mirrror, transmeton Klankosova.tv.

Vendet më të pasura priren të kenë çmime më të larta ndërsa vendet më të varfra dhe vendet që prodhojnë dhe eksportojnë naftë kanë çmime dukshëm më të ulëta. Një përjashtim i dukshëm janë Shtetet e Bashkuara, të cilat përgjithësisht kanë çmime të ulëta të gazit, me 1.30 euro për litër.

Çmimet e gazit ndryshojnë nga vendi në vend për shkak të taksave dhe subvencioneve që vendosen nga vendi përkatës.

Lajmet Vendet me çmimet më të larta dhe më të ulëta të derivateve të naftës në botë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!