Gaziantepi zyrtarizon Veliun

Futbollisti Valmir Veliu ka bërë hap të madh në karrierë. Ai të dielën i është bashkuar skuadrës së Superligës turke, Gaziantep. Te Gaziantepi, Veliu ka kaluar nga Llapi.

Gaziantepi në edicionin e fundit përfundoi i 15-ti në Superligën e Turqisë. Sulmuesi i krahut, Veliu, me skuadrën e elitës turke ka firmosur për tri vjet. Ai ka shkëlqyer në vitet e fundit te Llapi. Ishte pjesë e rëndësishme e Kosovës U21.

Veliu menjëherë të hënën i bashkohet skuadrës turke në stërvitje.

Lajmet Gaziantepi zyrtarizon Veliun >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!